Protestuesit: Reforma për arsimin e lartë po na fundos!

 

“Reforma për arsimin e lartë po na fundos”. Ky ka qenë një tjetër apel që studentët i kanë drejtuar qeverisë ditën e sotme, teksa gjenden ende para Kryeministrisë dhe po parashtrojnë revoltën e tyre përmes një proteste.

Protestë kjo që nisi në Korpusin e Universitetit dhe vijoi me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, nën thirrjet e tyre se ligji i ri i arsimit të lartë është klientelist dhe rrit ndjeshëm tarifën e shkollimit brenda tij.

Prandaj ata po vazhdojnë të kërkojnë njëzëri publikisht nga qeveria dhe mazhoranca që ta tërheqin mbrapsht këtë ligj, pasi ai sipas tyre e shkatërron arsimin e lartë dhe i çon fondet publike drejt institucioneve private arsimore.
Mes të tjerash, në fjalimet e tyre studentët po dënojnë edhe atë që e kanë cilësuar si dhunë të ushtruar ndaj tyre pak ditë më parë, teksa goditën me vezë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit po dilte nga një takim me sipërmarrësit në një nga sallat e Universitetit të Tiranës… (vijon)

 

 

SHKARKO APP