Protestuesit sherr me deputetët: Pse na thirrët, e hapët rrugën fare
Në një kohë që ka përplasje mes qytetarëve dhe forcave të Policisë së Shtetit, protestuesit janë përplasur me drejtuesit politikë në mosbindjen civile të opozitës. “E hapët rrugën fare kështu. Kot sa na thërrisni”, thanë ata. Tek Zogu i Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish sheshi Shqiponja. Sakaq ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.