Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Brendshme. I vënë flakën bunkerit (FOTO)

 

Ka përfunduar protesta e PD në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pas fjalës së Bashës në podium është ngjitur kreu i shoqatës së ish të burgosurve politikë, Besim Ndregjoni. Ai ka bërë thirrje që protestuesit të nisen drejt Ministrisë së Brendshme. “Të nisemi tek Ministria e Brendshme për të rrëzuar bunkerin”,- tha Ndregjoni. 

Pas disa muniutash turma ka mbrritur nga tre drejtime te Ministria e Brendshme. Një grup të rinjsh kanë nisur të godasin me sende të forta gardhin rrethues të Ministrisë ku ndodhet edhe bunkeri artistik i ndërtuar ditët e fundit. Policia ndodhet brenda oborrit me skafandra dhe e armatosur rëndë. 

Disa protestues kanë rrëzuar murin rrethues të ministrisë dhe kanë arritur të hipin mbi bunker. Ndërkohë janë thyer disa xhama të Ministrisë së Brendshme. Policia nuk ka ndërhyrë por është tërhequr në hyrje të godinës së Ministrisë. 

Disa deputetë të PD-së ndodhen në mes të protestuesve dhe kërkojnë që protesta të mos shpërthejë kundër policive dhe të mos hidhen sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme. 

Protesta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Lumi i madh i njërëzve pushton Tiranën. PD-ja thotë se janë 200 mijë protestues kundër kryeministrit Rama. Mitingu filloi normalisht, por pati disa incidente. Janë 5600 forca policie në gatishmeri për të ndërhyrë nëse ka përplasje me policinë e vendosur para kryeministrisë.

Pak pas nisjes së protestës nga pjesëmarrësit në miting janë hedhur vezë drejt godinës së Kryeministrisë. Gjithashtu janë djegur disa pankarta me portretin e kryeministrit Edi Rama.

Është dashur ndërhyrja e vetë organizatorëve të mitingut, të cilët kanë qetësuar protestuesit duket larguar grupin agresiv nga radhët e para afër Kryemistrisë. Nga të dhënat e para mësohet se veç vezëve drejt Kryeministrisë janë hedhur dhe disa shishe dhe sende të forta. Protestuesit kanë përdorur shkopinjtë që mbajnë pankartat për të goditur drejt Kryeministrisë.

 

SHKARKO APP