Protokolli për hapjen e pishinave, drejtori i Rendit: Sanksione të forta
Policia e Shtetit është në gadishmëri për të ndjekur respektimin e rregullave të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Albert Dervishaj, thotë se nuk do të ketë aspak tolerime për shkelësit.
Nga ana tjetër, Dervishaj thekson se janë vendosur sanksione shumë strikte se si do të funksionojnë pishinat. Ai deklaroi se respektimi i rregullave do të mbikëqyret nga Inspektoriati i i Shëndetit, nga ISHP dhe nga Policia e Shtetit.
”Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, është miratuar një protokoll, i cili ka vendosur sanksione shumë strikte se si do të funksionojnë pishinat dhe ka lejuar që aktiviteti në pishina të funksionojë, por duke zbatuar me përpikmëri protokollin sanitar, i cili do të mbikëqyret nga Inspektorati i Shëndetit, nga ISHP e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe nga strukturat e tjera të Task-Forcës në nivel vendor. Ky është një prioritet shumë i madh i Policisë së Shtetit dhe ne vlerësojmë se mbrojtja e jetës të qytetarëve shqiptarë prevalon mbi të gjitha aktivitetet të policisë”.