Protokolli që duhet të plotësojë çdo prind para se të çojë fëmijën në shkollë

Të hënën do të fillojë viti i ri shkollor ku nxënësit e arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës në kushtet e pandemsisë të Covid-19.

Ministria e Arsimit  ka publikuar një protokoll masash anti-covid të cilat duhet të respektohen nga nxënësit dhe stafi i mësuesve.

Së fundmi  Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar  i ka bërë apel prindërve në lidhje me formularin e vetëdeklarimit ditor.

Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga vetë prindërit.

Postimi i plotë në Facebook:

Prindër të dashur,

Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë

SHKARKO APP