Prova të reja për 21 Janarin? Lapaj: Plumbi në kokën e një prej të dëmtuarve nuk është qitur nga një armë e shtetit

Një ngjarje që ulëret për drejtësi, e quan kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj atë që ndodhi në 21 janarin e 14 viteve më parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Po ashtu Lapaj zbuloi se ka informacione për prova të reja të ardhura nga Turqia që tregojnë se plumbi i gjetur në kokën e një prej të dëmtuarve, nuk është nxjerrë nga një armë e shtetit shqiptar.

“Në dijeninë time ka prova të reja nga Turqia. Plumbi i gjetur në kokën e një të prej të dëmtuarve rezulton që nuk është qitur nga një armë e shtetit shqiptar. Mund ta kem gabim por ky informacion më ka ardhur. Është ngjarje që ulëret për drejtësi. Nuk e kam burim zyrtar. E thashë, sepse nuk kam pse mos e them, përderisa e kam si informacion. Informacionin e kam nga njerëzit që kanë humbur familjarët”.

Lapaj theksoi se “ato janë pamje të imazhit të skanerit të pacientëve që kalibri i plumbit nuk është nga armët e shtetit shqiptar që përdoreshin në atë kohë”. Sipas tij “përgjegjësia është e të gjithë atyre që e nxitën dhe ata që zgjodhën mjetet e gabuara për ta ndalur. Besoj ka ardhur koha të bëhet drejtësi për atë”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?