“Provat ishin zero”, Fran Frrokaj flet për dënimin me 4 vite burg: S’kam pasur kontakt me ata persona. Ja biseda me kryeministrin

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka folur në Fax News për vendimin e Gjykatës që të dënohet me 4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës  dhe tjetërsimin e pronave. Frrokaj tha se ka qenë korrekt në zbatimin e ligjit ndërsa zbulon bisedat që ka pasur me kryeministrin e asaj kohe. Megjithatë, sipas tij gjithçka ndodhi pasi mori një bashki, që sipas tij “ngjalli xhelozinë e atyre që ua mora dhe mu vërsulën në këtë farë mënyre”.

Fran Frrokaj: Nuk është ende vendim i formës së prerë se do ishte shumë e cuditshme. Është e paparashikuar, s’është se ishte shumë larg. Kam qëndruar larg mediave që të mos e politizoja procesin. Provat ishin zero. Kryetari i Bashkisë nuk ka bërë asgjë vec detyrës së tij. Kam qenë korrekt në zbatimin e ligjit. Prolematika ka qenë me tokat në 2012 dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me mandatin tim.

Kanë ardhur direkt në zyrë dhe kanë bërë ndalimin. Është një procedurë e policisë dhe e prokurorisë, nuk pati ndonjë keqtrajtim të atij moment qoftë nga policia, qoftë dhe nga unë. Pra ishte korrekte si procedurë. Por në 2 vite të më bësh akuzë për shpërdorim detyre, aty nuk ka asnjë devijim përvec se firma përcjellëse për në hipotekë. Pra asnjë shkresë tjetër. Asnjë përgjigje ime nuk është “Made in Fran” apo “Made in Bashkia”.

Ç’është më e keqja është se për fatin tim nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me asnjë nga ata persona sepse procedurat janë të tilla në Bashki. Ata shkojnë në sportel, sporteli kalon disa faza dhe në fund vjen e kopsitur dosja me një shkresë përcjellëse që më pas kalon veprime të mëtejshme të hipotekës. Ligji parashikon që duheshin vetëm 5 ditë për verifikimin dhe në morinë e ndërtimeve që kishim, ishte e pamundur të fusnim duart. Në fund të fundit nuk kishim as tagrin për të prekur dokumentet.

Në një takim zyrtar që kam pasur me kryeministrin i kam thënë që problem më i madh që ka Shqipëria është tek hipotekat. Dhe unë kërkova që ta mbyllin këtë problem dh eta bëjnë sa më të qartë e sa më transparent këtë proces sepse qytetarët po robtohen. Në fundin e mandatit të Berishës ishte pikërisht burokracia në hipoteka në policinë e rendit në përgjithësi por edhe me regjistrimin e pronave dhe këtë unë dashamirësisht, ia sugjerova që të rregullojnë nëse ka gjë për të rregulluar.

Aty u zhvilluan disa kërkesa, i kërkova dhe disa investime për Lezhën. U bisedua dhe për bustin e famshëm të Skënderbeut. Gjithsesi nuk mendoj që ka pasur ndonjë keqdashje, por pjesën poshtë tavolinës nuk e di, nuk mund ta them. Do ta kërkoj me shumë forcë apelin deri në instancat më të larta. Është një fyerje. Kam 4 mandate. Nuk është se më ra rruga aty dhe nuk i njoh procedurat.

Kam marrë 3 mandate si kryetar i komunës së Shën Kollit, një nga komunat më të mëdha në Shqipëri dhe një mandate kryetar i Bashkisë. Një bashki e cila mesa duket ngjalli xhelozinë e atyre që ua mora dhe mu vërsulën në këtë farë mënyre, e cila nuk është korrekte thashë të arrestohet për 3 orë dhe të zgjasë hetimi.

SHKARKO APP