Provat rrëzojnë akuzën e Prokurorisë. Lirohet zyrtari i LSI
Gjykata ka liruar sot ish-Nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja, i cili u arrestua disa muaj më parë në kuadër të hetimeve për abuzime me pronat në Kavajë.
Në seancën e sotme, avokati mbrojtës i Fatos Kajës paraqiti prova shkencore dhe ligjore që dëshmojnë se ish-zyrtari, drejtues lokal i LSI në Kavajë, është arrestuar dhe mbajtur në burg padrejtësisë.
Ai u arrestua për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Pas ekspertizës rezultoi se firma e tij ishte falsifikuar. Gjatë seancës, Avokati mbrojtës ka insistuar që të vlerësohej dhe masa e arrestit, pasi në dokumentacionin e paraqitur si provë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, firma e Fatos Kajes ishte e falsifikuar.
Avokati tha se “falsifikimi është provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, nga ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar ne 5 raste”.
Pas këtyre provave, Prokuroria ka kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë, nga ‘arrest me burg’ në detyrim paraqitje.
KOHA JONË SONDAZH

