“Provim në korridor”, sot 37 mijë maturantë në testin e gjuhës së huaj
Sot rreth 37 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testojnë njohuritë e tyre për gjuhët e huaja.
Testimi nis në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. “Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim”, bën të ditur ministria e Arsimit.
Siç është bërë e ditur dhe më herët, testimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.
KOHA JONË SONDAZH

