Provimet 05-23 qershor/ Matura shtetërore, Universitetet infomojnë për kriteret dhe programet
Institucionet e Arsimit të lartë po zhvillojnë ditët e hapura me maturanët me qëllim informimin e tyre për kriteret dhe programet. Kjo konsultim do të kryhet përpara se maturanët të plotësojnë formularin A2, që përzgjidhen programet për vazhdimin e studimeve të larta. Ministria e Arsimit bën me dije se standardi i maturës shtetërore nuk do të cënohet pavarësisht fushatës zgjedhore.
Përpara provimeve të maturës shtetërore, maturanët mund ti shfrytëzojnë ditë e mbetura duke u informuar për programet, kriteret dhe kushtet e Universiteteve për të qenë më të qartë në zgjedhjen që do të bëjnë.
Një nga ditët e hapura që ka për qëllimin e maturantëve u organizua në Fakultetin e Histori-Filologjisë.
Valentina Duka: Për ti sensibilizuar ata të jenë pjesë e Universitetit të Tiranës, Universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë. I ftojmë të jenë pjesë e këtij Fakulteti që është Qendra e Studimeve Albanologjike në të gjithë degët që ai ofron.
Dhori Kule: Ne nuk kemi bërë asnjë ndryshim në krahasim me vitin e kaluar, të njëjtat kritere. Sa i përket procedurave, këtë vit besoj se nuk do të na ndodhë fenomeni i vitit të kaluar, pasi kam bindjen që do të respektohet ligji.
Provimi i parë i maturës shtetërore është ai i gjuhës së huaj që do të bëhet në datën 5 qershor.
Ministria e Arsimit qetësoi maturantët dhe prindërit se fushata dhe zgjedhjet nuk do të cënojnë standardin e provimeve.
Maturanët do të mbyllin provimet në datën 23 qershor me qëllim që insitucionet arsimore të vihen në dispozicion të qytetarëve për të votuar për zgjedhjet parlamentare.
/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

