Provimet e maturës, rikthehen pyetjet me alternativa

Ndryshe nga një vit më parë, tezat e provimeve të maturës për këtë sezon do t’i rikthehen testimit të alternuar. Rezana Vrapi, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, shpjegon mënyrën sesi do të maten njohuritë e maturantëve këtë vit.

20 pyetje me alternative, 12 me zhvillim, 60 pikë në total. Vitin e kaluar provimet e maturantëve ishin vetëm me pyetje me alternativa, proces për të cilin pati edhe protesta mbi vlerësimin përfundimtar.

“Pyetjet me alternative shkaktojnë konfuzion dhe nuk matin dijet e plota”. Teza provimi do të hartohen edhe për klasat e pesta dhe të nënta. Vrapi thotë se për këta nxënës fjalën e fundit do ta ketë Ministria, nëse do të testohen apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për maturantët, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më 3 qershor, më 7 qershor do testohet gjuha shqipe, më 11 qershor matematika dhe lëndët me zgjedhje do të kryhen më 15 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?