Provimet e maturës/ Shahini: Çdo ditë video me zgjidhje detyrash
Provimet e Maturës do të mbahen dhe Ministria e Arsimit, thotë se do të ofrojë gjithçka që maturantët të mos kenë paqartësi kur të shkojnë në provim. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, janë bërë të mundura video me zgjidhje detyrash për maturantët. Sipas Shahinit këto do iu vijnë në ndihmë maturantëve, ndërsa do të transmetohen çdo ditë në televizion. Për maturantët shkolla do të hapet me 18 maj dhe kjo kategori sipas ministrisë do të shkojë në ambientet e shkollës për tre javë, në mënyrë që të kenë mundësinë për t’u përgatitur për provimet.
https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/234970504266883/?__xts__[0]=68.ARBTEH3Ntg4rKZv8DunlKJvEav0hMhIQEBHKDAdSu0CQKT5TWyqyG1KXKZNVLubiA2IKyG2uQGZeBv3wSxO3-VbreJhYBVdRxJF31MOfXhy1DsbmyDH8bA0DvTFWLaN34xZMqbnnb2OvhIK4jqqKdC5HBoKPc1Xz-ayrnIciDyR3FsdWm0gVVAwqt8moh_vjNHVj_UtbrzBTUfrmqjpCedqnI_H3Eq7TVgRJxTAqSOMmvdmTt83in8gpP0ALSll9OiuzjeIrxZcevZTi-LSKqLpbHMnGPrG05lKRSii65Zo_t2uGvmGiRfX5Y5gw-SGeuWFFU6xHQTUcFNDNUNPLPEORQpJ5PvUYKSbRpl_v&__tn__=-R