Provimet e maturës, studentët flasin për prostesta: Boll i lamë të tallen me ne

Niveli i tezave në provimet e maturës ka lënë të pakënaqur studentët, të cilët po paralajmërojnë se do të ngrihen në protesta. Në një mesazh që i ka mbërritur faqes ”Studentët denoncojnë”, një student thotë se kanë harruar vështirësitë e mësimit online dhe mungesës së mësimdhënies në periudhën e tërmetit të vitit 2019.

”Kjo ishte një tallje për maturantët. Provimi nuk kishte asnjë lidhje me modelin që na u dërgua. Ministria jonë e dashur nuk llogariti aspak mësimin online dhe si padashje harroi që ne kemi që në tërmetin e 2019 që nuk bëjmë mësim tamam. Por normalisht që ne ja kalojmë Suedisë, ja keni kaluar gjithmonë dhe mësimi online sipas tyre ka qenë super eficent. Duhet të bëjmë thirrje për protest të gjithë maturantët, boll i lamë të tallen me ne si duan. Sa për tezat që dalin nuk e di ku ndodhin por kjo është padrejtësi e madhe. Në gjimnazin tim (në Tiranë) nuk na lanë as me njëri-tjetrin të komunikojmë ndërsa nëpër rrethe i lënë të lirë. Si gjithmonë e vetmja gjë e drejtë në këtë vend janë kullat që ndërtohen nëpër kryeqytet”, shkruhet në mesazh.

Më 15 qershor, të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje. Provimi i Gjuhës Shqipe dhe ai sot në Matematikë, doli në rrjete sociale 30 minuta pasi maturantët u futën në provim. Kurse Ministria e Arsimit, thotë se ka ndjekur me shqetësim rastin e se do të kallëzojë penalisht shtetasin i cili ka publikuar testin.

SHKARKO APP