Provimet e maturës/Vrapi: Përgjigjet e testit të parë dalin më 18 qershor

Drejtoresha e Qendrës Arsimore, Rezana Vrapi thotë se i gjithë procesi i provimit të djeshëm të gjuhës së huaj ka qenë i qetë dhe pa problematika. Nga ana tjetër, Vrapi bëri me dije se përgjigjet e testit të parë do të dalin me të mbaruar procesi i provimeve të tjera, pra në datë 18-19, ndërsa deklaroi se deri në datë 15 korrik të gjithë maturantët do jenë të pajisur me diploma. Ajo theksoi edhe njëherë mënyrën e ankimimit të rezultatit, i cili për shkak të pandemisë, këtë vit do të bëhet përmes e-Albania.

Deklarata

Deri tani gjithçka tregon se ka pasur mbarëvajtje të mirë. Maturantët e kanë kuptuar rëndësinë e rregullores, për shëndetin apo administrimin. Kamerat janë vetëm në korridoret e shkollave. Ka pasur vetëm një administrator nëpër klasa.

Në disa klasa ka pasur më pak nxënës. QSHA po hap kutitë e testet, që ka nisur para një orë. Të gjitha testet skanohen në mënyrë elektronike dhe korrigjimi është dixhital. Saktësia e makinerisë është shumë e madhe. Ata mund të kërkojnë fotokopjen e fletëpërgjigjevfe të tyre, por në një kohë kur nuk ka subjektivizëm në vlerësim për shkak se pyetjet kanë qenë më alternativa.

Unë mendoj se përgjigjet janë të verifikueshme shumë mirë. I vetmi moment mund të jetë nëse fletëpërgjigja mund të jetë dëmtuar pak. Në këtë rast ne nuk do ta skualifikojmë. Pyetjet me alternativa kanë një të metë sepse nuk kontrollojnë dot arsyetimin e maturantit apo të menduariot kritikë në një ese.

Në pyetjet me alternativa ata qarkojnë vetëm një përgjigje të cilën ja kemi dhënë ne. Ne kemi marrë masa edhe për një projekt për korrigjim elektronik edhe për pyetjet e hapura. Ky është një projekt që kemi për vitet në vijim.

Përgjigjet për notën e provimit të gjuhës së huaj do të bëhet publik në datë 18 apo 19 me të mbyllur provimet e tjera. Në datë 30 qershor do të kenë në dorë diplomat, proces i cili do të mbyllet deri në datën 15 korrik. Ankesat e tyre do të merret në rrugë elektronike. Ata do të kërkojnë një fotokopje të fletëpërgjigjes së korrigjuar përmes E-Albania pa qenë nevoja të shkojnë në shkollë.

SHKARKO APP