Provimet online? Studentët: Do ketë protesta dhe bojkot

Universitetet vijojnë që të funksionojë online. Studentët paralajmërojnë protesta dhe bojkotim të vitit akademik, pasi thonë se ndidhen të provokuar nga diskutimi për hapjen apo jo të auditorëve vetëm pak ditë përpara sezonit të provimeve. Referuar udhëzimit paraprak të Universitetit të Tiranës për zhvillimin e provimeve online, studenti Agred Tafaj e konsideron më së shumti si një mekanizëm politik për të parë reagimin e studentëve. Ai thotë po diskutohet për forma të ndryshme protestash si bojkoti i mësimit.

Tafaj përmend se në komunikimin e fundit që ka bërë me kryetaren e Komiteti Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, kjo e fundit i kishte sqaruar se pritet që të ketë një diskutim me MASR për të parë kapacitetet e auditorëve. ”Nga bisedimet që patëm situata është e tillë, që Komiteti i Ekspertëve është organi përgjegjës që merr vendimin, por vendos mbi bazën e një propozimi të bërë nga MASH”.

Udhëzimi paraprak që po qarkullon mes pedagogëve flet për zhvillimin e provimeve online përmes platformës Microsoft Times. Provimi verbal pritet të zgjas 10-15 minuta, ndërsa ai me shkrim deri në 3 orë. Nëse ky udhëzim do të miratohet, për çdo provim pritet të ketë dy data atë njëpasnjëshme për ti paraprirë çdo defekti teknik që mund të ndodh gjatë provimit.

SHKARKO APP