Provimi i Gjuhës së Huaj, sot sfida e parë e 46-mijë maturantëve

Sot mbi 46.000 maturantë do të japin provimin e Gjuhws sw Huaj. Provimi do të zgjasë jo më shumë se 2 orë e 30 minuta dhe pwrmban 25 pyetje. Autoritetet arsimore garantojnë marrjen e masave dhe u kërkojnë maturantëve të mos tentojnë për kopje, sepse përjashtohen nga ky proçes.

Sipas marrëveshjeve midis Ministrive të linjës, Ministria e Brendshme do të garantojë sigurinë në të gjitha qendrat e provimeve në vend, duke lënë efektivë police në gatishmëri nga mëngjesi në orën 10:00 deri në përfundimin e këtij testi.

Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha Drejtoritë dhe zyrat arsimore.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe  testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve.

Autoritetet arsimore u kërkojnë maturantëve të bëjnë kujdes gjatë këtij proçesi. Duhet të marrin dokumente identiteti me vete dhe duhet të lënë jashtë klasës aparate celularë apo çdo pajisje tjetër që mund të përdorin për kopjim.

Në rast se administratorët, pra mësues që monitorojnë këtë proçes, do të vërtetojnë që një maturant kopjon, ai përjashtohet dhe nuk ka të drejtë të japë provime të tjera.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, Ministria e Arsimit jep edhe datat e tjera të provimeve të maturës:

29 Maj- Gjuha Shqipe dhe Letërsi

9 Qershor- Matematika

19 Qershor – Provimet me zgjedhje

SHKARKO APP