Provimi i tretë i maturës shtetëtore, maturantët: Kemi frikë nga penalizimi për shkak të protestave

Maturantët iu nënshtruan këtë të hënë provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të matematikës. Në përfundim të tij, maturantët nuk patën kontestime, pasi vlerësuan se niveli ishte mesatar.

Këtë të hënë, qindra maturantë u ulën sërish në bankat e shkollës, por kësaj here për të testuar dijet në lëndën e matematikës.

Para provimit, të emocionuar, kishin vetëm një kërkesë, që të mos penalizoheshin nga protesta e bashkëmoshatarëve, për tezën e gjuhë letërsisë.

Testi zgjati 2 orë e 30 minuta.

Pas përfundimit të testimit, maturantët, më të qetë, vlerësuan se niveli i provimit ishte mesatar.

Ky ishte provimi i tretë i maturës shtetërore, ndërsa maturantët do të testohen edhe të enjten, në lëndën me zgjedhje.

SHKARKO APP