Provokim i ri nga Maqedonia: “Shqiptarët janë vrasës”

Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në përgjithësi që vijnë nga Maqedonia nuk kanë të ndalur, teksa së fundmi është publikuar edhe një libër me titull “Shqiptarët janë vrasës” nga autori Branisllav Svetozareviç.

Autori nuk është ndonjë qytetar i zakonshëm, por drejtor i Muzeut të Luftës së Maqedonisë, i njohur si muzeu i VMRO-së.

Muzeu është nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës dhe drejtori është emëruar nga qeveria VMRO-BDI.

Përveç titullit, ballina përmban edhe shumë elemente skandaloze, siç është një hartë e Maqedonisë së Madhe ku autori e ka përfshirë edhe territorin e Shqipërisë si pjesë e Maqedonisë.

Në ballinë duket madje edhe një foto e autorit me ministren e Kulturës, Elizabeta Kançevska dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të sqarohet nëse Ministria e Kulturës e ka sponsorizuar ose financuar botimin e këtij libri.

SHKARKO APP