Provokim! Lajmi që erdhi nga Danimarka dhe tërboi serbët

Besojeni ose jo, fillimisht ishin disa media në Danimarkë që raportuan të parët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Gjykata e Arbitrazhit ka rrëzuar vendimin e disa institucioneve të mëparshme. Fakt është se droni provokoi serbët, por nuk lëndoi askënd direkt. Fakt është se po ashtu fansat serbë mësynë në fushë direkt. Fakt është se ata sulmuan lojtarët shqiptarë dhe plagosën disa prej tyre,” shkruanin mediat daneze.

Ndërkohë mediat serbe kanë shpërthyer në dëshpërim: “E pabesueshme”, shkruan Blic.

“Skandal,” thekson Kurir.

“Kjo ishte një ditë kur Serbia, por edhe bota e futbollit mori një shuplakë”, shkruan më tej kjo gazetë.

Sërish kjo gazetë flet për provokim!

SHKARKO APP