Provokojnë serbët, “Vrasja e çekëve, në Dukagjin të Kosovës”

Mediat serbe raportojnë se vrasja e dy turistëve çekë  ka ndodhur në Dukagjin të Kosovës dhe jo në zonën që i përket qarkut Shkodër. Lajmi i publikuar në të përditshmen serbe Kurir, madje thotë se citon si burim për detajet rreth ngjarjes , policinë e Kosoves. Edhe në  foton ilustruese të lajmit në Kurir, shihen pjesëtarë të policisë së Kosovës, qe sipas të përditshmes serbe, vijnë nga vendi ku ka ndodhur vrasja e dy çekëve në Kosovë. Me qëllimin e informimit të drejtë të opinionit publik, policia e Kosovës ka vendosur që përmes një  komunikate për mediat, t’i përgënjeshtrojë lajmet që kanë qarkulluar në mediat serbe. Në  reagimin me shkrim të policisë së Kosovës, saktësohet se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri mbrëmjen e së premtes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?