”Provokon” Bashën? Fevziu të njëjtën dhuratë ja dha edhe Ramës (VIDEO)

Mbrëmë në emisionin ”Opinion”, Blendi Fevziu në fund të emisionit i bëri dhuratë një stilolaps të veçantë kreu të PD-së, Lulzim Bashës.

”Dua të bëj një dhuratë simbolike që ja bëra edhe kryeministrit Rama dhe do ia bëj edhe Presidentit Meta. Është një dhuratë simbolike që lidhet me vitin e Skënderbeut. Është një stilolaps ‘Montegrappa’ në të cilin është gdhendur figura e heroit tonë dhe stema e Republikës së Shqipërisë. Po j’ua dhuroj, është me inicialet e emrit tuaj dhe të emisionit ‘Opinion’”, ka deklaruar Fevziu.

Basha e pranoi me kënaqësi teksa falenderoi Fevziun për dhuratën e veçantë. Të njëjtën dhuratë, ai ia bëri edhe kryeministrit Rama më 5 prill 2018 në studio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momentin e dhuratës e gjeni duke filluar nga minuta 22-10:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?