PS çel fushatën, Berisha: Rama në paranoja, kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë! Komedi e paparë
Partia Socialiste çeli sot fushatën zgjedhore, dhe në sheshin ”Skëndërbej” ishin vetëm 61 kandidatët dhe deputetët. Sali Berisha duke vënë theksin tek mungesa e qytetarëve, thotë se është detaj që sipas tij tregon se kryeministri Rama është në gjendje paranoje.
“A e patë si filloi fushatën? Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë, Vladimir Putini priti para një jave dy ambasadorë të SHBA dhe BE dhe i kishte vendosur 70m distancë nga frika.
Edhe ky nga frika, nuk kishte asnjë qytetar aty. Paranoja ka forma të njëjta pavarësisht çfarë funksioni ke. U mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Manjës dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo”,-tha Berisha.