PS dhe PD do të ankimojnë vendimin në KAS vendimin e KQZ për fletën e votimit
Sot u miratua fleta e votimit me emër për zgjedhjet e 25 prillit, nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve. Partia Socialiste do ta ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji u shpreh se kjo fletë votim me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim, duke vonuar procesin dhe duke rrezikuar sipas tij shëndetin e votueseve në kohë pandemie.
Edhe pse ishte propozim i saj dhe në mbledhje përshëndeti vendimin e KQZ-së, mesa duket edhe Partia Demokratike, po shqyrton mundësinë e ankimimit. Arsyeja është pasi preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale dhe jo horizontale.
Pak minuta më parë, KQZ-ja miratoi fletën e votimit, ku kandidatët do të pasqyrohen me emra e mbiemra, e nuk miratoi propozimin e Partisë Socialiste, e cila ishte e idesë që kandidatët të identifikoheshin me numra.