PS e acaruar, Braçe demokratit: Dil përjashta, edhe media

Si dje, edhe sot në Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, mbledhja është shoqëruar me debate. Deputetët demokratë, Agron Shehaj dhe Aldo Bumçi i janë rikthyer edhe njëherë çështjes “Xhafaj” duke akuzuar maxhorancën se po mbron vëllanë e ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge. Teksa Bumçi fliste, kreu i komisionit, Erion Braçe po shfletonte një gazetë. Kjo gjë s’është pritur mirë nga Agron Shehaj i cili i është drejtuar Braçes që të dëgjojë deputetët. Por kjo gjë e ka acaruar Braçen i cili i ka kërkuar Shehajt të dalë jashtë, ndërsa ka ndërprerë punimet e komisionit, duke nxjerrë jashtë edhe mediat.

Aldo Bumçi: Unë besoj se duket parë humbjet e mëdha që po ndodhin në ekonominë shqiptare, ky komision duhet t’i ksihte dedikuar jo një seancë por disa seanca…

Agron Shehaj- Braçes: Mos lexo gazetën, por dëgjo deputetët kur flasin. (Flet sërish por nuk dëgjohet).

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Braçe: Ndërpritet mbledhja. Ky zotëri del përjashta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aldo Bumçi: A mund ta dimë arsyen? Cila është arsyeja se ky është parlament.

Erion Braçe: S’lejoj fyerje…

Jorida Tabaku: Zotëria të tha të kesh vëmendjen se po flasin deputetët.

Erion Braçe: Të të vijë turp!

Jorida Tabaku: Për çfarë të më vijë turp?

Erion Braçe: Për atë që dëgjove…të të vijë…

Jorida Tabaku: Ai të tha mos lexo gazetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?