PS e përjashton 10 ditë nga Kuvendi, deputetja Vokshi: Ja pse i duhen gratë Ramës

Partia Socialiste vijon që të sillet si mësues që ndëshkon deputetët e Rithemelimit. Këtë herë PS-ja votoi për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendit të deputetve Albana Vokshi dhe Elda Hoti, pas incidentit të ndodhur në seancën plenare të së enjtes, edhe pse deputetet vetëm qëndruan në këmbë.

Vetë deputetja Albana Vokshi thotë se Rama përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

”Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin cdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij. Ja pse i duhen gratë Edi Ramës”,-shkruan Vokshi.

SHKARKO APP