PS e rrëzon sërish në Konferencën e Kryetarëve nismën e PD-së për hetimin e investimeve strategjike

Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike. Burime brenda Konferencës së Kryetarëve, kanë bërë me dije se është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, për ngritjen e Komision Hetimor për Investimet Strategjike.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend.

Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Por më pas u shtuan edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?