PS, Edi Rama: “Nga Korça fillon pastrimi…”! Mos e kishte fjalën për Ben Blushin?!

 

Edi Rama ishte sot në Korçë me disa ministra të tij. Në darkë ka postuar në profilin e tij në FC këtë tekst:

"Nisi sot nga Korça një fazë tjetër e fushatës së riorganizimit dhe hapjes së Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes së PS jo vetëm përmes forcimit të mëtejshëm të cilësisë së qeverisjes, po edhe përmes zgjerimit të saj me forca të reja në çdo komunitet, është domosdoshmëri për të pastruar më tej Shqipërinë. Sot jemi në një moment kyç të mandatit tonë të parë qeverisës që ka çelur operacionin e një pastrimi të madh nga krimi, borxhet, paligjshmëria e kthyer në mënyrë jetese, informaliteti i kudondodhur në ndërtime, shërbime, biznes, e deri në pastrimin e drejtësisë. Ky operacion është çelur me vizion dhe kurajo për të ndërmarrë disa reforma, për të cilat të tjerët përpara nesh, asnjëherë nuk patën vizion dhe nuk gjetën kurajo. Por s'jemi ende në fund të operacionit dhe momenti është kyç sepse operacioni as mund të ndalet, as mund të ngadalësohet, përkundrazi duhet të përshpejtohet për të pastruar më tej Shqipërinë. Prandaj sot, pas dy vitesh beteje për të pastruar organizmin e shtetit tonë nga njëzet e kusur vjet zhvillime kanceroze në çdo sektor, është koha që Partia Socialiste si lokomotiva e këtij transformimi historik, të shtojë kapacitetet e saj në të gjitha aspektet, për të pastruar më tej Shqipërinë".

Mos e kishte fjalën Edi Rama për të "pastruar PS-në nga antiRamët?" Apo ishte mesazh se në zgjedhjet parlamentare nuk do të kandidohen më si deputet? Dhe e nisi nga Korça, qyteti i Ben Blushit . A thua për Blushin ta kishte thirrjen?!

SHKARKO APP