PS humb mandatin e Beqajt në Shkodër, Bilali: Rezultati do të kalojë në analizë të thelluar

Humbja e mandatit të katërt në Shkodër për PS-në që la jashtë Kuvendit të ri të deleguarin Ilir Beqaj, do të kalojë përmes një analize të thelluar politike, pasi ky subjekt ndryshe nga 4 vite më parë, u tkurr me rreth 9 mijë vota.

Edona Bilali që kryesoi listën e qarkut dhe që do të jetë deputetja e re e Shkodrës, thotë për ”Ora News” se krejt panoramë tjetër kishte rezultati i 25 prillit në të gjithë Shqipërinë, ku socialistët i përmbushën pritshmëritë.

“Në Shkodër sigurisht që do të ketë nevojë për një analizë të thelluar për të parë rezultatin, i cili nuk ishte brenda projeksionit që Partia Socialiste kishte bërë për qarkun,” tha Bilali. Në mandatin e tretë të socialistëve, ajo beson se qasja me Shkodrën do të jetë tjetër, përtej numrit të mandateve që siguruan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?