PS i jep titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan”, Prokurorit dhe Anëtarit të KLP

Këshilli i Qarkut Elbasan i dha titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan”,  Besnik Cani Prokuror Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, aktualisht Anëtar i KLP me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe nxitjen e një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet prokurorisë dhe publikut”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar PS, Taulant Balla, kryetari aktual i bashkisë Gledian Llatja, ish kreu i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të rëndësishme në Qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se pas 30 qershorit, pushteti vendor nuk zgjodh, por u emërua nga PS. Ndaj dhe dekorimi i sotëm i një prokurori ngjan më shumë si një vendim politik i përfaqësuesve të PS në Elbasan.

Konkretisht, Bukurosh Stafa kryetar i Këshillit është ish-deputet i PS-së dhe gjithë anëtarët e tjerë janë po ish-deputetë të Partisë Socialiste, zyrtarë ose koordinatorë të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?