PS-ja e Kavajës: Të solidarizohemi me Elvis Roshin

Kreu i PS-së në Kavajë njofton përmes faqes së tij në Facebook se sot në orën 19:00 do organizohet një tubim para Bashkisë Kavajë, në shenjë mbështetje ndaj Elvis Rroshit i cili dha dorëheqjen sot pasi rezultoi se kishte qenë më parë i dënuar në Itali.

“Sot ne oren 19.00, para Bashkise Kavaje, do dalim te gjithe sebashku ne mbeshtetje te mikut tone te perbashket, Elvis Rroshit, personit qe i dha Kavajes fytyre te re, gjalleroi qytetin, ndryshoi mentalitetin e institucionit dhe kerkoi pafundesisht mbeshtetjen e qeverise per vendin e tij. Gjithsecili eshte i ftuar te jete sebashku me ne ne kete moment qe nuk eshte fundi, por fillimi i rruges sone”, shkruan Gentian Daja.

SHKARKO APP