PS-ja fitoi në Rrogozhinë me votat e të burgosurve, PD: Beteja do vijojë në rrugë ligjore

92 vota nga të burgosurit në Rrogozhinë janë dhënë për PS-në, 12 për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme.

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak. Pikërisht për këtë, në një deklaratë dega e PD-së shprehet se do të vazhdojë betejën në rrugë ligjore për çdo votë të qytetarëve.

‘Ne jemi fitues moral të Bashkisë por dhe ai real pasi e mbyllëm Bashkinë me rezultatin 57-vota përpara, kundërshtari jonë që festoi parakohe arriti të ngrejë kokën dhe jo të buzëqeshë vetëm me një kuti atë të Burgut Rrogozhinë ku nuk dihet realiteti i këtij rezultati”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratë e plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar Qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë që me votën tuaj vendosët për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Rrogozhinë!

Të nderuar demokratë që punuat pa u lodhur, miq dhe vëllezërit tanë emigrantë që dhatë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, në këtë rezultat epik që u arrit në Bashkinë Rrogozhinë.

Ne jemi fitues moral të Bashkisë por dhe ai real pasi e mbyllëm Bashkinë me rezultatin 57-vota përpara, kundërshtari jonë që festoi parakohe arriti të ngrejë kokën dhe jo të buzëqeshë vetëm me një kuti atë të Burgut Rrogozhinë ku nuk dihet realiteti i këtij rezultati?

Falënderimet tona pafund për të gjithë ju, mos u dekurajoni se betejën tonë do ta vazhdojmë në rrugë ligjore për çdo votë që ju kontribuat me gjithë zemër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?