PS-ja fiton me një diferencë të vogël ndaj PD-së në Kavajë

Partia Socialiste ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë. Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, pas përfundimit të 90 kutive të votimit, Partia Socialiste ka fituar me 10.338 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 10.115 vota dhe LSI 1.118 vota.

Etjen Xhafaj, kandidat i PS-së tha se ”Është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS, por jemi bashkëpunues, do punojmë dhe për ata që nuk na votuan”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?