PS-ja kërkoi hetim më të thellë në KQZ, reagon Zef Hila: Shpifin, këta individë keqdashës duan të prishin imazhin e PD-së
Zef Hila, kandidati për deputet i Partisë Demokratike i cili renditet i 5-i në Shkodër, në një intervistë për ‘FaxNews’ ka deklaruar edhe një herë se është i pafajshëm në lidhje me djegien e KZAZ-së.
Ai u shpreh se nuk ka pse të trajtohet si subjekt dekriminalizimi pasi ai nuk është ndaluar asnjëherë më parë, të ketë ndërruar emër apo të jetë dënuar.
Hila u shpreh se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ligjshmërinë e largimit të tij nga posti si kryebashkiak të Vaut të Dejës, pasi sipas tij është kundra ligjit.
“Mendoj që kërkesa është e pabazuar në prova dhe krejtësisht politike.Mendoj se individë keqdashës në strukturat e PS-së mundohen te prishin imazhin e fushatës së PD-së.
Kush pati një paralment kriminel të dënuar për vepra të rënda kriminale? Retorika deniguese dhe mashtrimet propagandistike nuk i shpëtojnë dot.
Unë nuk jam subjet i dekriminalizit sepse nuk jam ndaluar asnjëher, ndërruar emër, apo dënuar. Ata përpiqen të shpifin, por fushata e tyre e ulët nuk ka për të ndaluar ne. Asnjë nuk e ka ndaluar Zef Hilën të jetë shembulli më i mirë të drejtimit të pushtetit vendor në vite.
Fushata po ecën në mënyrë shkëlqyer dhe ska si të shkojë ndryshe, nuk është thejsht fushat e PD dhe aleatëve, Zef Hilës që kaq shumë i shqetëson socialistët, kjo është një fushatë revolte.
Nëse do të vazhdohet të bëhet kaq publicitet i madh mos të duket surprizë dhe mandate i 8 në Shkodër.
Në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet ankimimi kundër Këshillit të Ministrave një VKM tërësisht e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat. Vet procedura e marrjes së këtij vendimi ishte i nxituar, por presim verdiktin final.
Unë skm asnjë lidhje është hetuar për muaj me radhë, asnjëherë nuk kishte një provë që të hidhte dyshime që të lidhte Zef Hilën me atë ngjarje., u shpreh Hila.