PS krah Xhaçkës, deputeti Ndreca: SPAK nuk ka dyshime për burrin e deputetes

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca thotë se deri më tani janë ngritur dyshime në media dhe në opinionin publik, por nga SPAK-u nuk ka asnjë dyshim për bashkëshortin e Olta Xhaçkës, pasi sipas tij dyshimet deri më tani janë vetëm për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

”Kushtetuesja ka bërë një proces themeli për 10 orë. Janë pyetur palët, avokatët dhe vetë zonja Xhaçka. Në fund Gjykata Kushtetuese ka vendosur pushimin. Pra nuk ka marrë një vendim themeli. Kuvendi ka detyrim për respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka për detyrë që të zbatojë të gjitha vendimet e GJK, edhe atë të 2016 që thotë se nëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me deputetin papajtueshmëria e pretenduar, atëherë nuk ka vend për të shkuar në Kushtetuese fare, sepse nuk ka prima facia, pra në shikim të parë nuk ka çështje për sa kohë nuk lidhet drejtpërdrejtë me deputetin.

Hidhen dyshime nga media, nga opinioni publik, por nga SPAK nuk ka asnjë dyshim. Deri në këtë moment që po flasim ka dyshime për kryebashkiakun, por jo për burrin e deputetes. Ti e lidhe me tokën, toka është blerë më pas”, tha Ndreca në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP