PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare. Ja çfarë do të diskutohet

Edi Rama do të mbledhë sot asamblenë e PS-së, që do të nisë në orën 16:00.

Asambleja do të nisë me fjalën e tij.

Siç edhe është bërë e udhës, Rama në fjalën e tij do të flasë për arritjet e mëdha të qeverisjes së tij dhe për votimet monopartiake të 30 qershorit, që ende nuk kanë përfunduar, pasi KQZ-ja ende nuk ka nxjerrë një rezultat përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një analizë do t’i bëhet edhe zgjedhjeve në strukturën e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbledhjet e Kryesisë së PS-së është bërë një përmbledhje e rezultateve të qarqeve të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet sot ora 16:00 janë:

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit ‘Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti’.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit ‘Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?