PS mbyll fushatën elektorale në Kukës, Balluku: Albert Halilaj ka mbështetjen e plotë të qeverisë

PS ka mbyllur në Kukës fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit. Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shprehur se Albert Halilaj kandidati i PS për bashkinë e Kukësit ka mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare.

Balluku ndër të tjera u shpreh se nja nga planet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare është zhvillimi i turizmit malor i prezantuar dy javë më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se sot në Tiranë arrin misioni i fondit të Abudabit për të diskutuar 6 projekte një prej tyre është edhe Shishtaveci.

Ndërsa Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko u shpreh se ne nuk duam një njeri me titull por një kuksianë me emër të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kandidati Albert Halilaj tha se gjatë katër viteve në vazhdim nën drejtimin e tij Kukësi do të ketë zhvillim të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kukës është mbyllur edhe një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur shqiptar e grupe folklorike të zonës së Kukësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?