PS në alarm: Aleatët po shmangin votën për Bazhdarin

 

Prej kohësh përflitet se selia rozë është në hall.

Raportohet se aleatët e saj nuk po bëjnë thirrje që të votohet për kandidatin e përbashkët, por kërkojnë vetëm votën për subjektin e tyre në këshillat bashkiakë.

Me pak fjalë të tjera, më votoni logon, për kandidatin nuk po i bëhet vonë.

Gazeta Shqip në kryeartikullin e radhës raporton se PS është në alarm nga aleatët.

Problemi duket më i madh në Shkodër, aq sa socialistët janë mbledhur sërish për të diskutuar për këtë çështje.

Shqip shkruan se në qendër të diskutimeve të Asamblesë së PS ka qenë pikërisht mbështetja që duhet të japin për kandidaten Keti Bazhdari jo vetëm socialistët, por edhe LSI dhe strukturat e saj në këtë qytet.

SHKARKO APP