PS në fushatë, Fatos Nano bën pazar në Londër

 

Ato qe shpresonin se ish-kryeministri Nano do te krijonte nje front te ri te se majtes para zgjedhjeve lokale te ketij viti ti shuajne shpresat. Fatos Nano duket se nuk ka ndonjë plan për tu kthyer shpejt në politikën shqiptare. Për momentin ai po shijon rrugët e Londrës duke bërë edhe shopping. Fotoja e mësipërme qarkullon në rrjetet sociale ndërsa autori nuk dihet. Ish-lideri i socialistëve është mbështetur në mur, në një dyqan të Hugo Boss dhe foto është shkrepur në Regent Street. I veshur sportiv, me xhaketë dhe xhinse duket se shtuar në peshë. E nëse socialistët shqiptarë kanë ndezur motorët e fushatës, Nano duket i pashqetësuar për këtë fakt megjithëse pak kohë më parë u përfol për një rikthim në krye të një partie me disa senatorë të PS-së. Me sa duket asnje "kandilete" motori nuk i ndizet me Nanos. Ka filluar pazarin neper Londer.

Fotografia u publikua fillimisht nga fotografi Armando Babani.

SHKARKO APP