PS nis diversionin, Ferhati: Opozita rrëmbeu kauzën e qytetarëve kuksianë

Partia Socialiste nis kundërsulmin ndaj revoltës që ka shkaktuar vendosja e taksës së qarkullimit në Rrugën e Kombit, por dhe rritja e shumë taksave që prej 1 prillit. E formë të këtij kundërsulmi, socialistët kanë zgjedhur krijimin e një diversioni mes qytetarëve dhe opozitës duke akuzuar këtë të fundit se nuk përfaqëson interesat e publikut. Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ftuar në studion e Ora News, tha se opozita rrëmbeu kauzën e qytetarëve të Kukësit për tarifën në Rrugën e Kombit, ndërsa shtoi se opozita lë përgjysmë kauzat që ajo ngre.

Ferhati: Kjo nuk ka qenë një kauzë e opozitës dhe kjo është e vërtetë sa drita e diellit, sepse kauza e opozitës, po të kishte qenë çështja e Kukësit, do të kishte ngritur prej shumë kohësh dhe jo në momentin kur qytetarët e Kukësit bënë protestën e tyre. Menjëherë sapo kjo ndodhi, shkuan si bletët pas mjaltit dhe e morën si kauzë të tyre, duke mbështetur qytetarët e Kukësit.

Nuk e dimë çfarë kauzash ka opozita? E lë atë kauzë, siç la sot kauzën në lidhje me situatën e kanabisit dhe veprimet e administratës shtetërore. Sot ishte mbledhja dhe nuk u paraqitën në këtë komision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo kauzë të nisur nga opozita, nuk e kemi parë asnjëherë të shkohet deri në fund, çka tregon seriozitetin e një kauze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?