PS nuk bind dot opozitën parlamentare, Hajdari: Vetëm hile dhe truke

Deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes për Kodin zgjedhor, tha se PS-ja nuk ka ndrzyshuar draft por që sipas saj, fshihet pas hileev dhe trukeve.

”Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët. Praktikisht është i njëjti propozim si ai i mëparshëm, thjesht i artikuluar ndryshe me më shumë hile dhe truke brenda. Është për tu keqardhur sesi Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet ti shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantesh që mendojnë nga mëngjesi deri në darke sesi t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojme këtë propozim, ne duam lista të hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam që deputetet ti vendosë qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerëzish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë”,- tha deputetja.

SHKARKO APP