PS nuk e çon Olta Xhaçkën në Kushtetuese, ja si votoi vetë deputetja gjatë seancës plenare në Kuvend
Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar nga PS-ja. Kanë qenë 39 vota pro, dhe 72 kundër, duke bërë që kjo kërkesë të mos kalojë. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë. Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Xhaçka tha se ishte përdorur si “mish për top” nga ana e deputetëve të opozitës të cilët sipas saj e akuzojnë për përfitime të pavërteta të bashkëshortit të saj Artan Gaçi.