PS nuk hedh poshtë një propozim nga Berisha për zgjedhjet, socialistët më të zbutur në qëndrime

Pas fitores së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, socialistët janë parë me një retorikë politike më të zbehur dhe më të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në lidhje me nismat e mazhorancës.

Provën e parë e dhanë pas mbledhjes së grupit parlamentar, kur Taulant Balla nuk ja mbylli “derën” politikisht propozimit të Sali Berishës që votimi në zgjedhje të bëhet i detyrueshëm për qytetarët.

Lëshimi në këtë drejtim mund t’i shërbejë socialistëve si një instrument për të negociuar me demokratët për të miratuar ligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament, duke nisur me drejtësinë.

SHKARKO APP