PS nxjerr të dhënat personale të qytetarëve. SPAK duhet të bëjë arrestime

Prej tre ditësh portali Lapsi.al ka publikuar të dhëna nga një dokument i Partisë Socialiste ku rezultojnë se janë marrë të dhënat personale të mbi 920 mijë qytetarëve të Tiranës. Numrat e telefonit, vendi i punës, numri i kartës së identiteti, adresa e banimit dhe bindjet politike për çdo qytetar është regjistruar në një bazë të dhënash që përdoret nga shtabet elektorale të PS. Të gjithë qytetarëve u është caktuar nga një militant i PS-së i cili ka në patronazh dhe duhet të punojë për t’i kthyer në votues të PS ata që nuk janë ose t’i monitorojë.

Në listën që PS figurojnë të gjithë, duke nisur nga punonjësit e administratës, prokurorë, gjyqtarë, shefi i SPAK dhe anëtarët e këtij institucioni dhe deri te kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Të dhënat e 920 mijë qytetarëve përpunohen në zyrat e PS për qëllime elektorale.

PS ka dhënë reagime kontradiktore për këtë dokument. Fillimisht Taulant Balla ka deklaruar se çdo parti ka bazën e saj të të dhënave. Ndërsa dje kryebashkiaku Erion Veliaj dhe sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi mohuan se dokumenti i publikuar në media i përket PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokumentet e publikuar ka një detaj që është njëlloj sikur në këtë material të jetë vula zyrtare e PS. Emra e personave që marrin në patronazh votuesit janë të gjithë realë, janë punonjës të administratës shtetërore dhe shumicën dërrmuese të rasteve socialistë të deklaruar. Kjo do të thotë se dokument i është i PS dhe përpunimi i të dhënave është bërë nga zyra kryesore e PS në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkeljet ligjore në këtë histori janë të frikshme. Të dhënat e çdo qytetari që gjenden në bazën e të dhënave të PS mund të merren vetëm në E-Albania dhe institucionet shtetërore. Adresa e banimit, numri i telefonit, vendi i punës janë detaje që qytetarët i japin vetëm në institucionet shtetërore. Asnjë parti, sado e sofistikuar qoftë, nuk mund të gjejë gjithë këto të dhëna vetën në bazë të deklarimit vullnetar. Është e pamundur që një militant partie gati anonim ka detyruar, artisë, gazetarë, prokurorë, gjyqtarë, shefin e SHIK, shefat e policisë që të japin gjithë të dhënat personale dhe familjare.

Skandali nuk është vetëm abuzim me detyrën i institucioneve që kanë nxjerrë apo shitur këto të dhëna të një parti politike. Skema që ka vënë në zbatim qeveria shkon përtej çështjes së numrave të telefonit apo patronazhistëve. Duke marrë vendin e punës dhe detaje tjera, PS u bën presion qytetarëve që janë kundër apo të pavendosur politikisht. Pra, veç vjedhjes së të dhënave personale dhe shpërdorimit të detyrës kemi të bëjmë dhe më një skemën gjigande manipulimit të zgjedhjeve nga PS.

Pas plasjes së skandalit, debati është fokusuar të media që i nxori detajet dhe tallja me patronazhistët e PS. Në fakt, situata është alarmante dhe kërkon hetim urgjent. Prokurorët e SPAK që ishin listuar në bazë e të dhënave të PS si votues të saj apo dhe të pavendosur, kanë përballë çështjen që tregon integritetin profesional të tyre. Duhet të hetojnë për shkeljet ligjore që janë bërë dhe për talljen që një parti ka bërë më gjithë institucionet e shtetit.

Skema e patronazhistëve mund të krahasohet vetëm me metodat e sigurimit të shtetit që përgjonte dhe regjistronte çdo gjë. Sot kemi një formë më moderne të kontrollit politik, e cila duhet të ndëshkohet nga drejtësia me përgjigje të fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?