PS-PD duan ndryshimin e paketës fiskale, por qeveria refuzon

Dy ditë më parë Kuvendi miratoi projektbuxhetin e 2022, përkatësisht me 76 vota pro, 52 kundër dhe 0 abstenim. Si rrallëherë kjo paketë bëri bashkë mazhorancën dhe opozitën, ku gjatë seancës së Komisionit të Veprimtarive prodhuese deputetët kundërshtuan draftin e sjellë nga qeveria.

Deputeti i PS-së, Ismet Beqiraj propozoi disa amendime, për akcizën e gazit dhe rimbursimin e karburanteve në industri të caktuara. Përkundër dakordësisë në komision, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave hodhën poshtë propozimet.

Deputeti Agron Duka propozoi edhe shtyrjen e hyrjes në fuqi për ndryshimet që prekin bujqësinë, nisur nga shqetësimet e shprehura nga fermerët dhe grupet e interesit. Propozimet e deputetëve mund të vijnë në formën e amendimeve në seancën plenare ku do të votohet buxheti dhe paketa fiskale nen për nen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?