PS reagon për deklaratën e Albana Vokshit në gazetën “Koha Jonë”

 

Partia Socialiste ka reaguar sot për qëndrimet deputetes Albana Vokshi. Në një intervistë dhënë për gazetën "Koha Jonë", Vokshi deklaroni se: “Kryeministri Edi Rama do të shpallet “person non grata” dhe ka 24 orë për tu larguar nga Tirana”.

Kjo deklaratë e deputetes demokrate është cilësuar si një ultimatum nga ana e selisë rozë. Deputetja socialiste Olta Xhaçka tha në një deklaratë për mediat se “Në një intervistë për një të përditshme, nje deputete e Partisë Demokratike i bën sot një ultimatum Kryeministrit te vendit, të cilit i bën thirrje të largohet nga vendi brenda 24 orëve, në të kundërt do të shpallet non grata. Përveçse një thirrje skandaloze për të thënë pak, kjo është nuk është tjetër veçse nje tregues se pavarësisht se nuk kanë asnjë kauze, asnjë oponence politike apo programore, zyrtaret e partisë demokratike kërkojnë përmes forcës dhe ultimatumeve të zëvendësojnë një qeveri legjitime, një mazhorancë të mbështetur fuqimisht nga vullneti i shqiptarëve, jo një herë, por në dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës”.

Lexoni këtu intervistën e Albana Vokshit në “Koha Jonë”

Deklarata e plotë e deputetes Olta Xhaçka:

Teksa Bashkimi Europian vazhdon të vlerësojë reformat e ndërmarra nga qeveria dhe përparimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, Partia Demokratike, e gjendur pa asnjë kauzë reale përveç nevojës për të ardhur me pahir në pushtet, vazhdon e bën thirrje për revolucion.

Sot shtypi i shkruar ka nxjerrë në dritë disa fakte të cilat nuk duhen anashkaluar, të cilat tregojnë synimet e vërteta të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por edhe mjetet që ata janë duke përdorur.

Në një intervistë për një të përditshme, nje deputete e Partisë Demokratike i bën sot një ultimatum Kryeministrit te vendit, të cilit i bën thirrje të largohet nga vendi brenda 24 orëve, në të kundërt do të shpallet non grata. Përveçse një thirrje skandaloze për të thënë pak, kjo është nuk është tjetër veçse nje tregues se pavarësisht se nuk kanë asnjë kauze, asnjë oponence politike apo programore, zyrtaret e partisë demokratike kërkojnë përmes forcës dhe ultimatumeve të zëvendësojnë një qeveri legjitime, një mazhorancë të mbështetur fuqimisht nga vullneti i shqiptarëve, jo një herë, por në dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës.

Kauza e Partisë Demokratike është e thjeshtë: nga njëra anë duan të marrin me çdo kusht pushtetin, nga ana tjetër i frikësohen reformave të kësaj mazhorance që synojnë rimëkëmbjen e shtetit, e sidomos i frikësohen reformës në drejtësi, të cilën me sa duket duan me çdo kusht ta bllokojnë.

Rruga që Partia Demokratike ka zgjedhur për të tentuar destabilizimin e vendit, për të organizuar turbullira dhe protesta të dhunshme mu në prag të festave të fundvitit, është përmes parasë së piset dhe blerjes së njerëzve më në nevojë.  Në një tjetër të përditshme, një prej protestuesve të 8 Dhjetorit, pranon se kishte ardhur në Tiranë jo për të protestuar, por për të gjuajtur dhe sulmuar institucionet me gurë. I riu, vetëm 16 vjeç, pranon në intervistë se zyrtarë të Partisë Demokratike mbushnin autobusët në rrethe të ndryshme të Shqipërisë me njerëz, të cilët i paguanin 10 mijë lekë për të marrë pjesë në protestë.

Pas kësaj dëshmie, ku e gjejnë kurajon përfaqësues te Partise Demokratike qe bëjnë thirrje për revolucion?  Në emër të kujt flasin deputete si Albana Vokshi, Arben Ristani apo Edi Paloka për ultimatume? Në emër të këtyre fëmijëve që blihen me para të thata në dorë për të ardhur në Tiranë e për të sulmuar institucionet? Që gjoja revolucioni i Shqupit është një sajesë egoiste e kupton çdo shqiptar. Që Partia Demokratike po bën çmos që reforma në drejtësi, integrimi europian dhe forcimi i shtetit ligjor të dështojnë, edhe këtë nuk është zor për ta kuptuar. Por fatmirësisht, janë shumica dërrmuese e shqiptarëve që i duan këto reforma dhe kanë votuar bindshëm këtë mazhorancë në zgjedhje të përgjithshme e më pas në zgjedhje lokale, për të çuar përpara këto reforma,  te cilat janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

SHKARKO APP