PS refuzon emrat e Bardhit, Pëllumbi për raportin e ODIHR: Probleme në zgjedhje ka edhe Amerika

Socialistët nuk e kanë lexuar si një shuplakë raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit. Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi për A2cnn, thekson se asnjë nga këto nuk ka ndikuar në vullnetin e zgjedhësve. ”Problematika ka kudo edhe në Amerikë, por çdo raport ka treguar për përmirësimin e proceseve zgjedhore. U bë kjo, u bë ajo, gjithmonë do të ketë edhe sikur të kesh qeverisjen më të mirë atë të Zvicrës”,-tha Pëllumbi.

Socialistët duket se nuk kanë asnjë nxitim për të adresuar rekomandimet e ODIHR që lidhen me depolitizimin e administratës, financimet e fushatës, blerjen e votës apo votimin familjar. Pëllumbi ja bën të qartë Gazmend Bardhit që mazhoranca nuk do të pranojë ndryshimin e përbërjes së komisionit, çka do të çojë në zvarritjen e punës për ndryshimetnë reformën zgjedhore.

Vetë Pëllumbi e ka një preferencë. ”Personalisht mendoj që mazhoritari është i duhur. Qasja me lista dhe deputetë rajoni ka handikapet dhe me mangësitë e veta”. Në fund deputeti socialist apeloi për opozitën që të ngrihet në nivelin institucional dhe të bashkohen me mazhorancën për një Shqipëri europiane.

SHKARKO APP