PS refuzon kandidaturën e PD për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Agalliu: Qeveria kërkon kapjen e çdo pushteti
Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se grupi parlamentar i PD-së nuk mori pjesë në votimin e kandidaturave të mazhorancës për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Për të Mateo Spaho nga radhët e PD-së i plotëson kriteret për të qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.
”Nuk po jepet një lloj dakordësie apo gjithëpërfshirje për të pasur, konsensusin nga të gjitha palët, pasi Banka Qëndrore është një institucion i pavarur që kërkon një lloj përfaqësimi sa më të gjerë.
PD-ja nuk kërkon absolutisht një përfaqësues të saj, por kërkon një konsensus për emërimet që vendosen në këto institucione. Sepse janë institucione të pavarura dhe që duhet të ruajnë stabilitetin ekonomik në vend.
Ajo që kërkon PD-ja është një lloj gjithëpërfshirje, sepse kjo qeveri ka kapur jo vetëm institucione të rëndësishme të pavarura por me këtë akt tregoi edhe njëherë se nuk heq dorë nga kapja e pushteteve”.