PS rrëzon hetimin parlamentar për ”Portin Tregtar”, Bardhi: Keni frikë nga transparenca
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një deklarate pasi u rrëzua në Konferencën e kryetarëve Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit. Bardhi thekson se refuzimi i mazhorancës dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve.
“Një mazhorancë që ka bindjen se projekti është në interes të zhvillimit, pse ka frikë nga transparenca, pse ka frikë nga hetimi parlamentar, pse pengon ushtrimin nga opozita të të drejtës së saj për kontroll parlamentar? Pengimi ka vetëm një qëllim: Të fsheh për pak kohë aferën korruptive të Portit të Durrësit, edhe pse ajo po del në sipërfaqe dita ditës.
E vërteta mund të pengohet të dalë plotësisht për pak kohë, siç u pengua për vite e vërteta për inceneratorët, por ajo nuk mund të pengohet përjetësisht. Përgjegjësit e kësaj afere do të mbajnë përgjegjësi të plotë, sado të përpiqen, që në kundërshtim me Kushtetutën dhe më votë politike, të refuzojnë hetimin parlamentar”, tha Bardhi.