PS shet Kajmakun. KQZ e Ramës është gati ta shkarkojë

Pas marrjes së shkresës nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ është vënë në lëvizje. Drejtoria Juridike po përgatit materialet për mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, vendimmarrja duhet të merret brenda 10 ditëve, por burime nga KQZ thonë se do të veprohet më shpejt.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vorës, sipas socialistëve, do ta zhvillojë betejën e tij ligjore i vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit. Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, tha Ulsi Manja për A2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?