PS ”shet” kryebashkiakun, tani ka ndryshuar ”tepsia”

Skandali i ”mafies së tokave në Spille”, kaloi në Kuvend, aty ku mazhoranca dha mesazhin e saj përmes Elisa Spiropalit. Gjatë fjalës në kuvend, deputetja e PS-së sulmoi gjatë fjalës, kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i ardhur nga rradhët e PDIU-së.

Spiropali ju përgjigjur deputetes së PD-së, Oriola Pampuri, por mesazhin ja dha kryetarit të bashkisë, që të mos merret me ndarjen e tokave. Duhet të kupjtojmë se PS-ja dhe PDIU-ja në vitin 2015 kanë qenë aleate në zgjedhjet vendore.

”I thoni kryetarit të bashkisë të Rrogozhinës mos merret me tokat dhe me ndarjen e tyre por të merret me ndarjen e ndihmës ekonomike”, ka thënë Spiropali duke ju drejtuar Pampurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Kavajës ka nisur procedimin penal ndaj 23 personave, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Në këtë hetim të Prokurorisë që ka zgjatur disa muaj, është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?